Atëherë kur menduam se së shpejti nuk do të kishim një edicion të ri të Big Brother Albania një burim i besueshem nga Top Channel na konfirmon të kundertën. Pas lajmeve që qarkulluan kohët e fundit në rrjet dhe shtyp për mos zhvillimin e edicionit të 7-të të BBA duket se stafi realizues ka dashur t’i surprizoje teleshikuesit për të rifituar interesin mbi këtë format mjaft të suksesshëm në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja e Top Media Vjollca Hoxha, gjatë një eventi ku ka deklaruar fillimin e ketij reality në tre mujorin e parë të vitit 2014. Edhe këtë vit prezantuese do të jetë Arbana Osmani nga ana tjetër autori Rezart Aga, i cili do te jete edhe producenti i BBA, ka premtuar risi ne kete te edicion te 7-te dhe shume surpriza per te cilat ju ftojme te na ndiqni cdo dite per t’i zbuluar sebashku!
No comments:
Post a Comment